Lajme

Kosova drejt fitores së ‘luftës’ me COVID-19, situata përmirësohet edhe në qytetet ku kishte më shumë të infektuar

Vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 229 mostra të testuara të enjten në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërkaq edhe njëzet e tetë persona janë shëruar, sipas njoftimit të IKSHPK-së.

Rasti i vetëm pozitiv, ishte një rast kontakti nga komuna e Kamenicës me vendbanim në fshatin Poliçkë.

“Sot më 07 maj 2020 janë testuar gjithsej 229 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë). Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”, thuhet në njoftim.

Kurse, të enjten u raportua edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç nga Plavë-Dragash, e konfirmuar me COVID-19 me datë 24.04.2020, e cila kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, shkruan Telegrafi.

Related Articles

Back to top button