Shëndetësi

Kryetari i Deçanit mohon se komuna që udhëheq ai është prekur me Covid-19

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mohuar përmbajtjen e raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku flitet për komunën që udhëheq ai.

IKSHPK-ja njoftoi sot për 36 raste të reja me Covid-19, e një prej u raportua se është nga Lëbusha e Deçanit.

Por i pari i kësaj komune, Ramosaj, përmes një postimi Facebook, ka thënë se ky rast nuk ka të bëjë me Lëbushën e as Deçanin, pasi sipas tij, ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi kishte ardhur nga jashtë.

“Qytetarë të Deçanit, sonte është publikuar një informatë se një qytetar nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar me koronavirus. I siguroj qytetarët dhe mediat, që ende nuk kemi rast në Deçan. Rasti nga Lëbusha, është një i cili ka ardhur nga jashtë shtetit dhe i karantinuar në konvikt dhe i dëshiroj shërim të shpejtë si gjithë të tjerëve. Deçani ende nuk ka të infektuar me Covid-19”, ka shkruar Ramosaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Related Articles

Back to top button