Lajme

Kryetari i komunës së Shtimes lut prindërit mos ti dërgojnë fëmijët në çerdhe pa vendimin e MASHT-it dhe vendosjen e rregullave

Pas vendimit të Qeverisë për lehtësimin e masave me COVID-19, në të cilat përfshihet edhe rihapja e çerdheve, ka reaguar kreu i komunës së Shtimes Naim Ismali, përmes një shkrimi në Facebook:

Shkrimi i Plotë:

NJOFTIM
Të nderuar prindër,
Sot në konferencën për media të Qeverisë në largim, u fol për rihapjen e Institucioneve Parashkollore, mosha 0 – 5 dhe u përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor 2020.
I njoftojmë prindërit, që fëmijet e tyre të cilët vijojnë në Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” në Shtime, se ky vendim është marrur pa konsultim me Komunat dhe kryetarët e Komunave dhe se ne deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë informatë zyrtare për funksionimin dhe rregullat që do të zbatohen lidhur me këtë çështje.
Andaj, ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situatën dhe rregullat për rihapjen e kopshteve publike, shpresojmë që sa më parë ta kemi një informatë zyrtare.
Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në Institucionin Parashkollor, deri në marrjen e një vendimi dhe rregullat nga niveli qendror (MASHT), si akter kryesor dhe bartës i këtij procesi.
N.I

Related Articles

Back to top button