Sport

Kulusevski: Po mësoj shumë nga Allegri, çdo ditë mësoj diçka të re

Mesfushori i Juventusit, Dejan Kulusevski po punon për ta sjellë Scudetton përsëri në Torino dhe tha se po mëson diçka të re çdo ditë nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Kulusevski shënoi kur Zonja e Vjetër fitoi 2-1 ndaj Monza të shtunën mbrëma dhe reprezentuesi suedez ishte i lumtur me fillimin pozitiv.

“Është shumë e rëndësishme të fillosh mirë. Ne kemi punuar shumë, nuk është e lehtë të luash ndeshjen e parë miqësore si kjo. Ne fituam dhe kjo ishte e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Kulusevski për 

Kulusevski shtoi se ai tashmë po mëson nga trajneri i ri Allegri, i cili e zëvendësoi Andrea Pirlon në krye të ekipit këtë verë, dhe ish-anësori i Atalantës shpreson të kthehen gjerat në pozitive pas një sezoni zhgënjyes në 2020-21.

“Unë jam duke mësuar shumë nga Allegri. Mbi të gjitha, jam duke mësuar në nivel mbrojtës, çdo ditë mësoj diçka të re”.

Related Articles

Back to top button