Lajme

Kurti ndan nga 30,000 euro për familjet e 2 minatorëve të vdekur dhe bursë për fëmijët që po shkollohen

Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë.

Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, z. Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, z. Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, z. Shyqyri Sadiku.

Related Articles

Back to top button