Lajme

Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për nominimin e Hotit kryeministër

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin deri më 29 maj.

Pezullimi i këtij dekreti ka shtyrë edhe seancën e paraparë për votimin e qeverisë së re, njofton Klan Kosova.

Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të
përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.

Related Articles

Back to top button