Shëndetësi

Lajm i keq për testet e antitrupave të coronavirusit, flasin shkencëtarët

Testet e antitrupave kontrollojnë për të parë nëse një person ka qenë i infektuar më parë me Covid-19, një tregues se ai ka pasur virusin dhe tani mund të jetë imun ndaj tij

Në një telefonatë javën e kaluar, disa nga shkencëtarët kryesorë të vendit informuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me testimin e antitrupave.

Ne kemi bërë përparim të madh me testimin e antitrupave, përparim fantastik,”- tha Trump në një konferencë për media më 5 prill.

Pesë ditë më vonë, Zëvendës Presidenti Mike Pence tha në një konferencë për media se “shumë shpejt ne do të kemi një test të antitrupave që amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin për të përcaktuar nëse kanë pasur coronavirus.”

Por në një thirrje telefonike më 6 prill, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Akademisë Kombëtare të Shkencave për sëmundje infektive në zhvillim dhe Kërcënime Shëndetësore të Shekullit 21, u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve të antitrupave në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

Related Articles

Back to top button