Lajme

LDK kërkon që deputeti i VV-së të përjashtohet nga seanca – Rexhep Selimi: Harrojeni që e qitni najkënd jashtë

Një përplasje ka ndodhur në seancën e Kuvendit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar përjashtimin e deputetit të VV-së, Artan Abrashi, për shkak se ai e quajti Qeverinë Hoti – “Qeveria Koti”.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta, po e quajtën këtë fjalë si gjuhë joparlamentare dhe të përjashtohet nga seanca.

Por, në mbrojtje i doli shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke thënë që ta harrojnë që do mund ta qesin jashtë ndonjë deputet të VV-së.

Madje, ai vazhdoi ta quaj qeverinë aktuale, si “Qeveri Koti”.

“Edhe unë mendoj që kjo qeveri është qeveri koti. Ndërsa, harrojeni që mund ta qitni ndonjë deputet të Vetëvendosjes jashtë. Harrojeni”, ka thënë Selimi.

Related Articles

Back to top button