Lajme
Lëvizja për Demokraci kërkon nga prokuroria ti filloj hetimet lidhur me privatizimin e paligjshëm në fshatin Jezercë

Lëvizja për Demokraci ka filluar hulumtimet lidhur me privatizimin e paligjshëm që po ndodhë vazhdimisht në zonat malore në fshatin Jezercë.
Mexhid Ramusa nga Lëvizja për Demokraci tha se privatizimet kanë filluar që një kohë të gjatë nga Agjensioni i Pylltarisë së Kosovës në mënyrë të paligjshme duke i favorizuar persona të cilët janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, rrethimi i shumë zonave malore ka filluar edhe në kohë pandemie duke i bllokuar të gjitha rrugët që të dërgojnë në zonat e banuara, andaj ne si organizatë jemi në komunikim dhe koordinim direkt me banoret e këtij fshati ku do t’ju adresojmë edhe prokurorisë së shtetit me një peticion që ti filloj hetimet menjëherë dhe këto toka t’ju rikthehen fshatit Jezercë!