Lajme

Ligji i ri në Turqi, censurohet liria e fjalës në rrjetet sociale

Ligji drakonian i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, karakterizuar si një përpjekje për të censuruar lirinë e fjalës në mediat sociale, do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Si një shembull se si zbatohet ligji turk, Guardian përmend rastin e gazetarit Oktay Candemir. Gjegjësisht, rreth 20 oficerë policie hynë në banesën e tij këtë shtator dhe Candemir iu frikësua skenarit më të keq, pasi gazetarët që kritikojnë qeverinë shpesh akuzohen për terrorizëm, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, një nga policët nxori telefonin dhe i kujtoi një post me humor në Twitter që kishte postuar disa ditë më parë, në të cilin u tall me një shfaqje televizive për sulltanët osmanë.

“Unë u arrestova sipas Nenit 130 për fyerjen e kujtimit të një personi të vdekur. Më thanë se po shpifja për sulltanët Osmanë”, tha Candemir.

Related Articles

Back to top button