Lajme
Limaj në takim me Mustafën në selinë e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po zhvillon takimin e dytë sot në tentativë për të marrë nënshkrimet për thirrjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Klan Kosova mëson se kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në këto momente ndodhet në selinë e LDK-së duke zhvilluar takimin me Mustafën.
Kreu i LDK-së, sot ka takuar edhe kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj.