Sport

Maddison zhgënjen Man Unitedin: Natyrisht që do të qëndroj në Leicester

Ylli i Leicester Cityt, James Maddison, ka sugjeruar se ai do ta refuzojë ofertën për t’u transferuar në Manchester United, përderisa iu përgjigj një tifozi të klubit aktual të tij për të ardhmen.

23-vjeçari është spekuluar se do të transferohet në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, përderisa Djajtë e Kuq thuhej se po përgatiteshin për ta bërë një ofertë për Leicester Cityn, transmeton IK

Megjithatë, Maddison e befasoi një tifoz të Leicester Cityt, Roy Fellows, përmes një telefonate gjatë krizës së koronavirusit. Tifozi e pyeti menjëherë mesfushori se a do të qëndrojë ai në Leicester City.

“Natyrisht që po”, tha Maddison, në telefonatën e publikuar nga BT Sport.

“Është njëra ndër vendimet që e kam marrë kur erdha këtu. Më pëlqen shumë këtu”.

Related Articles

Back to top button