Lajme

Megjithatë, Thaçi e takon sot të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe pse sot ishte në mëdyshje rreth takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Zyra për media e Presidencës konfirmoi se takimi do të ndodhë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe se takimi do të mbahet në në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit.

Sot, Thaçi në një konferencë për media theksoi se nëse Lajçak vjen vetëm për të hulumtuar terrenin, le ta dijë se Kosova është duke hulumtuar tash e 20 vjet dhe vendi ka nevojë për hapa konkrete e jo për ligjërata të pafundme.

“Në momentin që zbret në orët e mëvonshme ekipet tona do të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe nëse ka diçka konkrete dhe jo vetëm për të hulumtuar terren nuk ka arsye për të mos u takuar. Nëse vetëm është duke hulumtuar terren Kosova është duke hulumtuar tash e 20 vjet dhe ne kemi nevojë për hapa konkret”, tha Thaçi.

Ai tha se Lajçak duhet të jetë i qartë në dy gjëra, për liberalizmin e vizave se çfarë qëndrimi kanë shtetet anëtare dhe se këtë e meritojnë qytetarët e Kosovës më tepër sesa ligjërata të pafundme dhe se si do ta trajtojë Kosovën.

“Nëse e trajton si shtet sovran dhe të pavarur ashtu siç është dhe e ka njohur bota demokratike atëherë procesi është më i lehtë, nëse jo atëherë është mision jo i suksesshëm nga ana e tij…”, tha presidenti.

Related Articles

Back to top button