Lajme

Mësohen emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër, pritet që partia e drejtuar nga Isa Mustafa t’i zyrtarizoj edhe emrat e ministrave.

Gazeta Blic merr vesh që nesër ose pasnesër do të vendoset për emrat e ministrave të kabinetit qeveritar Hoti.

“Me gjasë nesër, ose më së largu të hënën pradite do të vendoset për emrat e ministrave”, tha një zyrtar nga LDK në kushte anonimiteti.
Zëvendëskryeministër i parë:

Hykmete Bajrami

Këta pritet të jenë emrat e ministrave:

– Vlora Dumoshi, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

-Agim Veliu, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,

– Lumir Abdixhiku, Ministrinë e Financave dhe Transfereve,

– Arban Abrashi, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,

– Armend Zemaj, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

– Besian Mustafa, ministrinë e Integrimeve Evropiane

Nga AAK është do të jenë këta emra të ministrave:

– Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër

– Selim Selimi, Ministria e Dejtësisë

– Meliza Haradinaj, Ministria e Jashtme

– Ramë Lika, Ministria e Arsimit

– Blerim Kuçi, Ministria e Ekonomisë

Nisma do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri, aq sa do t’i ketë edhe Lista Serbe.

Ndërsa, mediat kanë raportuar se seanca do të mbahet të martën.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot ka folur rreth formimit të Qeverisë së re, përmes një postimi në Facebook.

Ndiqeni të plotë postimin e tij:

Të nderuar qytetarë
Po e presim Aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për ta aktivizuar kërkesën e deputetëve të koalicionit, në krye me LDK-në, për thirrjen e Seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Jo se nuk e kemi të qartë Aktgjykimin, por se jemi të interesuar të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha procedurat demokratike.

Related Articles

Back to top button