Sport

Messi ia jep listën Bartomeus me gjashtë lojtarët që do t’i largojë nga Barcelona

Barcelona pritet të ketë shumë ndryshime në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Katalunasit pretendojnë të forcohen në të gjitha repartet për ta ndërtuar një skuadër të denjët për fitimin e Ligës së Kampionëve.

Neymar, Lautaro Martinez, N’Golo Kante, Andre Onana e Joao Cancelo janë vetëm disa nga emrat që janë në listën e kataluansve.

Por nga Camp Nou pritet të ketë edhe shumë largimi, kryesisht të lojtarëve që kapiteni Lionel Messi nuk qëndron mirë me ta.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat spanjolle, Messi i ka dhënë listën me pesë lojtarë presidentit Jose Maria Bartomeu të cilët duhet të largohen nga Camp Nou.

I pari në listë është portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen me të cilin thuhet se Messi nuk ka aspak raporte të mira, ndërsa vendin e tij pritet ta zë Andre Onana.

Ndërkohë në mbrojtje në listën e të padëshiruarve të Messit janë edhe Nelson Semedo, Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Samuel Umtiti (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic është lojtari që do të largohet nga reparti i mesfushës, ndërsa në sulm Messi nuk e do më si partner francezin Ousmane Dembele i cili vazhdimisht lëndohet.

Nga largimi i këtyre gjashtë futbollistëve, Barcelona synon të fitojë rreth 300 milionë euro.

Related Articles

Back to top button