Lajme

Mjeku gjerman: Në Hamburg askush nuk ka vdekur nga coronavirusi, nëse nuk kishte sëmundje të mëparshme

Ekzaminuesi i njohur mjekësor përkatësisht mjeku i Mjekësisë Ligjore i Hamburgut, Klaus Püschel, e konsideron të ekzagjeruar frikën ndaj coronavirusit.

Ai dhe ekipi i tij bënë autopsinë e të vdekurve në Hamburg, dhe zbuluan se virusi ishte vetëm “goditja e fundit” në këto raste.

Siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se deri më tani, asnjë person i vetëm me asnjë sëmundje të mëparshme nuk ka vdekur nga virusi në Hamburg.

“Të gjithë që ne kemi ekzaminuar deri më tani kanë pasur kancer, sëmundje kronike të mushkërive, ishin duhanpirës të rëndë ose shumë të trashë, kishin diabet, ose kishte një sëmundje kardiovaskulare”.

Pretendimet e mjekut gjerman vijnë në kohën kur Evropa assesi të gjejë qetësi nga pandemia e coronavirusit.

Zyrtarët e qeverisë gjermane, kanë konfirmuar se numri i personave të rinj të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve ka shkuar në 3.834, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në mbi 100 mijë.

Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse, tregojnë se numri i personave të vdekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810.

Por, numri i të prekurve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit po konsiderohet më i lartë, në krahasim me një ditë më parë ku ishin 3.677.

Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e coronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca.

Related Articles

Back to top button