Shëndetësi

Mungesa e saktësisë së testeve të antitrupave rrezikon jetën e njerëzve

Disa teste të antitrupave, të cilët kontrollojnë infeksionin e mëparshëm COVID-19, kishin nivele të larta të përgjigjes pozitive, por ishin false, sipas një raporti të lëshuar së fundmi

Një përgjigje pozitive e rreme ndaj koronavirusit do të thotë se dikujt i thuhet se është infektuar, kur në të vërtetë nuk është kështu, ashtu njerëzit mund të mendojnë se janë imun ndaj virusit, ndërkohë që janë ende të prekshëm.

Nga 12 testet e antitrupave që u studiuan nga Projekti i Testimit COVID-19, një nga testet dha përgjigje negative të rreme më shumë se 15% të kohës, ose rreth një nga shtatë mostrat. Tre teste të tjera dhanë përgjigje pozitive të rreme më shumë se 10% të kohës.

“Kjo është e tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme,”- tha Dr. Caryn Bern, një nga autoret e studimit që pa 12 testet.

Ajo tha se është joreale të mendosh që të gjitha testet do të jenë 100% të sakta gjatë gjithë kohës, por normat e tyre false pozitive duhet të jenë 5% ose më të ulëta, ose në mënyrë ideale 2% ose më të ulëta.

“Ne nuk jemi në atë pikë kur ndonjë prej këtyre testeve mund të përdoret me besueshmëri,”- shtoi bashkëautori i studimit, Dr. Alexander Marson.

“Ekziston një rrezik i madh që të mbështetemi totalisht në to, por shpresojmë që së shpejti të arrijmë në një pikë ku të mund të mbështetemi në këto teste.”

Megjithatë, problemi më i madh është boshllëku i njohurive në lidhje me mënyrën se si funksionon imuniteti, por edhe në lidhje me testet e antitrupave. /CNN

Related Articles

Back to top button