Lajme

Ndërron jetë i infektuari nga Shtimja me COVID-19

Komuna e Shtimes është informuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot, ka ndërruar jetë F.G 73 vjeçe, nga fshati Pjetërshticë e diagnostifikuar më parë me sëmundje kronike (paralizë cerebrale), ndërsa më 20 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid – 19.

I shprehim ngushëllime familjes, Pjetërshticës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për kujdes në pjesëmarrje në varrim.

Related Articles

Back to top button