Lajme

Në Sheshin “Skënderbeu” bëhen “prova për protesta”

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se si është organizuar një provë për protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në distancë gjatë kohës së pandemisë.

Video është shpërndarë edhe në profilin e përkrahësve të Albin Kurtit në Facebook “me kryeministrin”.

Ende nuk dihet nga kush është organizuar kjo provë.

KosovaPress ka tentuar të flas me përfaqësues të VV-së nëse është organizuar nga ky subjekt politik, por ata nuk janë përgjigjur.

Ndërsa, Policia e Kosovës, i ka thënë Klankosova.tv, se ky grup nuk ka kërkuar leje për protestë në polici dhe nuk dihet se kush e ka organizuar.

Related Articles

Back to top button