Showbiz

Nostalgjike për pushimet, Dafina Zeqiri publikon fotografi të “nxehta” nga pushimet e fundit në Maldive

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ashtu si njerëzit nga e mbarë bota po qëndron e izoluar, pranë familjarëve të saj.

Dafina ka shfrytëzuar rastin që gjatë kësaj kohe të tregohet më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo po publikon imazhe të herëpashershme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë e veçanta nga e kaluara.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këngëtarja Zeqiri duket të ketë ndjerë nostalgji së fundmi për kohën e pushimeve të verës.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Kjo pasi ajo ka zgjedhur që së fundmi në InstaStory të publikojë disa fotografi ‘të nxehta’, nga pushimet e fundit të kaluara në ishujt Maldive.

Ajo ka zgjedhur pikërisht disa nga imazhet ku tregonte linjat e saj trupore, marrë parasysh faktin që ajo njihet si një prej femrave me fizikun më tërheqës në estradë.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Fakti që për shkak të pandemisë globale i është dashur të anulojë çdo koncert, Dafina duket se po e shpreh mallin përmes këtyre fotografive. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button