Lajme

Policia rrah keq dy qytetarë në Ferizaj, konflikti filloi për shkak të mosbartjes së maskës

Dy zyrtarë policorë janë përfshirë në një përleshje fizike me dy qytetarë, për shkak se këta të fundit nuk po i bartnin maskat, përderisa po ecnin në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’ në Ferizaj.

Sipas policisë, qytetarët që nuk po i respektonin masat kundër përhapjes së koronavirusit, respektivisht nuk po i bartnin maskat edhe refuzuan t’ua japin leternjoftimin zyrtarëve policorë.

Më pas situata ka eskaluar, me ç’rast është përdorur forcë e madhe fizike.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

Related Articles

Back to top button