Shëndetësi

Profesori i shquar nga Universiteti i Londrës, tregon se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të zhvillohej vaksina kundër coronavirusit

Derisa vendet në mbarë botën janë duke aplikuar masat preventive kundër përhapjes së coronavirusit, shumë zyrtarë janë optimist se do të zhvillohet një vaksinë kundër COVID-19.

Megjithatë, çfarë do të ndodhte nëse do të vinte deri te skenari më i keq – mos zbulimi dhe prodhimi i vaksinës? Kjo nuk do të ishte hera e parë, transmeton IK

“Ka shumë virusë që ende nuk kanë një vaksinë që do ta kuronte”, ka deklaruar mjeku i shquar David Nabaro profesor në Universitetin e Londrës, raporton CNN.

Kështu njerëzimi tash e 40 vite është duke pritur për një vaksinë kundër virusi HIV. Dhe nëse nuk do të ketë një vaksinë kundër COVID-19, kjo do të thoshte se njerëzit do të duhej të mësoheshin të jetonin me coronavirusin.

Sipas sugjerimeve të ekspertëve, masat e karantinimit gradualisht dhe me kujdes të madh do të zbuteshin dhe do të kthehej liria në fusha të caktuara.

Megjithatë testimi me COVID-19 dhe kontrolli i të infektuarve brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të bëhej pjesë e jetës tonë. Kurse në shumë vende, rikthimi i masave mbrojtëse siç është vetëizolimi do të ishte i mundshëm në çdo moment.

Edhe në rast se do të zbuloheshin ilaçe, pa vaksinë nuk do të mund të parandalojnë përsëritjen e epidemisë.

“Për këtë arsye shoqëria duhet të jetë e gatshme që në çdo kohë të mbrohet nga coronavirusi, por të jetë e gatshme edhe për vazhdimin e jetës normale”, ka shtuar Nabaro.

Megjithatë, shumica e ekspertëve janë të bindur se vaksina kundër COVIC-19 do të jetë shpejtë e gatshme për përdorim. Disa madje presin që ajo të ndodh brenda një viti e gjysmë, edhe pse deri më tani nuk është zhvilluar asnjë vaksinë brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. /IK/

Related Articles

Back to top button