Lajme

Projekti më i madh po merr formë, qytetarët: pa dallim partie do ta votojmë Agim Aliun

humë qytetarë po e përkrahin punën e Kryetarit Agim Aliu në qytetin e Ferizajt. Ata shprehen se Agim Aliu është politikani më i ndershëm dhe më punëtor në qytetin e Ferizajt, por edhe në gjithë Kosovë.

Disa nga ta shprehen se edhe pse nuk janë në PDK, do ta votojnë Agim Aliun për Kryetar të Komunës edhe për mandatin e ardhshëm.

Agim Aliu, ka shkruar në profilin e tij për projektin më të madh në Kosovë, bashkimin e qytetit të Ferizajt.

PUNOHET – “Bashkimi i Qytetit” po bëhet..

Ditë pas dite, në 30% e mbetur të punëve po ngritet mu në zemrën e Ferizajt, kryevepra infrastrukturore “Bashkimi i Qytetit”, hallkë kjo më e madhja e më me peshë në zinxhirin e gjatë të transformimit infrastrukturor që po bëjmë çdo ditë të punës sonë, përgjatë gjithë trupit të qytetit e fshatrave.

Pamje nga puna pa pushim, në kantierin që me çdo goditje gozhde po e bën më të afërt e të prekshëm transformimin, identitetin e ri të Ferizajt, që më shumë se gjithçka e meriton Ferizaj e ferizajasit.

Related Articles

Back to top button