Lajme

Qeveria kujton masakrën e Mejës, Kurti: Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi

Objekti i qeverisë së Kosovës është ndriçuar me numrin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në përvjetorin e masakrës së Mejës. Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar këtë duke reaguar edhe ndaj deklaratës së gazetarit Baton Haxhiu. Kurti ka thënë se nuk do të ketë amnisti.

‘’Përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura’’, shkruan kryeministri në detyrë.

‘’Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur. Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada. Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje. Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre. Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve. Koha vetëm sa vjen e thellon plagët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë.’’, shton ai.

Kurti po ashtu thotë se nuk do të ketë amnisti për krimet, dhe se drejtësia duhet të kërkohet në dialogun Kosovë-Serbi.

‘’Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi. Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.’’,

Related Articles

Back to top button