Lajme

Reagon Sveçla pas vdekjes së 26-vjeçarit: Kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit, i cili u hodh nga kati i katërt i karantinës.

Sveçla ka thënë që ka kërkaur angazhim maksimal të Policisë për hetimin e kësaj vdekjeje, shkruan gazeta inFokus.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë që krejt masat që janë në dispozicion do të ndërmerren pa asnjë hezitim.

“Dje jemi ballafaquar të gjithë, si individë, si familjarë, si institucione e si Republikë me lajmin tragjik mbi shuarjen e një jete të re. Momentet e këtilla janë të vështira për të gjithë, e në radhë të parë për familjen. Me këtë rast dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu.

Momentet e këtilla kërkojnë reagim të menjëhershëm të institucioneve të rendit dhe po ashtu, solidaritet të gjithë shoqërisë me dhimbjen e familjes.

Dua t’ju informoj që në pajtim me kompetencat e mia, kam kontaktuar drejtorin e Policisë dhe kam kërkuar angazhim maksimal të Policisë në hetimin e këtij rasti. Ju siguroj që të gjitha masat që janë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të ndërmerren pa asnjë hezitim.

Me këtë rast i bëj thirrje Prokurorisë që ta trajtojë këtë rast me prioritet absolut dhe shpresoj që rastet e këtilla të mos përsëriten”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles

Back to top button