Showbiz

Rita Ora duket provokuese në veshje sportive, teksa ndan me fansat stërvitjen e saj të përditshme

ita Ora ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar e mbyllur, teksa ndau së fundmi me fansat një video nga përpjekjet e saj të stërvitjes në shtëpi.

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive teksa bënte stërvitje në oborr, duke u djersitur ndërsa ekzekutoi një seri ushtrimesh të mërkurën, shkruan DailyMail.

E veshura me sytjena sportive ngjyrë të zezë dhe tuta, bukuroshja vuri në pah linjat trupore teksa kryente ushtrimet mbi dyshekun e saj.

Ylli me prejardhje nga Kosova, kishte vënë disa aksesorë të cilët e bënin të dukej edhe më tërheqëse.

“Unë i urrej këto”, tha ajo gjatë videos duke u ankuar për ushtrimet e rënda.

Related Articles

Back to top button