Showbiz

Rita Ora vazhdon të shijojë motin me diell në Australi, publikon imazhe atraktive në bikini në bregdet

Ajo është zhvendosur përkohësisht në Sydney, ndërsa ka marrë detyrën e re si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora dukej se po shfrytëzon në maksimum plazhet e klasit botëror të vendit dhe ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, një nga çastet e relaksit që po shijonte të mërkurën.

Këngëtarja 30 vjeçare, tregoi linjat e saj trupore, ndërsa u paraqit me bikini ngjyrë jargavan në një pishinë.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu kishte vënë disa gjerdanë prej ari përreth qafës.

Ajo dukej tejet tërheqëse me flokët e saj bionde, ndërsa dilte nga uji.

Kjo zhytje e saj, vjen një ditë pasi albumi i Ritës, “Phoenix” u certifikua me pllakatën multi-platin në Australi.

Related Articles

Back to top button