Lajme

Shpend Ahmeti: I thashë Albinit “seni më i keq që t’ka ndodh ka qenë fitorja ime në Prishtinë”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se fitorja e tij në komunën e Prishtinës ishte njëra ndër arsyet e tij të largimit nga VV.

Ahmeti thotë se Kurtit i lindën dyshime që Ahmeti mund të kandidojë për kryetar të VV’së, për atë arsye gjërat eskaluan deri në ndarje.

“I thashë Albinit “seni më i keq që t’ka ndodh ka qenë fitorja ime në Prishtinë”, ka thënë ai.

“Unë i kisha garantuar atij se kurrë nuk do të kandidoja për kryetar. Por, njerëzit kishin filluar të mendonin se pasi fitova unë në Prishtinë, ndoshta edhe VV në nivel vendi nuk mund të fitojë me Albinin”, tha ai.

Tutje ai lidhi një analogji edhe me ish-diktatorin komunist Josef Stalin.

“Sikur ajo storja e Stalinit kur shkon një person dhe i thotë se mua po më kërkojnë disa të të zëvendësojë, andaj burgosi. Por Stalini e burgosi pikërisht atë pasi njerëzit kishin filluar të mendonin se ai mund ta zëvendësonte”, tha Ahmeti

Related Articles

Back to top button