Lajme

Si e vlerëson qeveria Kurti Asociacionin e komunave serbe

Qeveria në detyrë e konsideron të zhvleftësuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ani pse ky mekanizëm përmendet në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024. Zyra e Kryeministrit këtë e bazon në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i publikuar më 23 dhjetor 2015.

Pjesë e obligimeve të MSA-së është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, respektimi i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimi efektiv me misionin e Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Sa i përket pikës që i referohet Asociacionit, thuhet se do të veprohet në përputhje me aktin më të lartë juridik dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se askund në këtë dokument nuk kanë paraparë ndonjë masë afatshkurtër ose prioritet afatmesëm që parasheh çfarëdo veprimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, 

Related Articles

Back to top button