Shëndetësi

Studim: Ajri i kondicionuar ndikon në transmetimin e coronavirusit, por hapja e dritareve mund ta parandalojë

Hapja e dritareve në ndërtesa, përfshirë shtëpitë tona, mund të parandalojë përhapjen e coronavirusit, besojnë shkencëtarët

Ekspertët e shëndetësisë, mjedisit të ndërtuar dhe mikrobiologjisë në Universitetin e Oregonit dhe Universitetin e Kalifornisë, i bënë rekomandimet duke shqyrtuar studimet ekzistuese mbi mikrobet, përfshirë SARS-CoV-2 (virusi që shkakton sëmundjen COVID-19).

Ata gjithashtu panë të dhëna për anëtarët e tjerë të familjes së madhe të coronavirusit që shkaktojnë sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe Sindromën e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS). Ata publikuan gjetjet e tyre në revistën mSystems.

Ekipi shpreson që rekomandimet e tyre do t’i ndihmojnë ata që kanë detyrë të vendosin se kur dhe si të lehtësojnë masat për distancimin shoqëror, ndërsa pandemia vazhdon.

Sipas ekipit, shumica e njerëzve kalojnë më shumë se 90 përqind të jetës së tyre të përditshme në mjedisin e ndërtuar, duke i dhënë viruseve një varg mënyrash për të infektuar njerëzit: nga ndërveprime të ngushta me individë të tjerë, deri tek prekja e sipërfaqeve dhe frymëmarrja në ajër të kontaminuar.

Mënyra e ventilimit të një ndërtese dhe shtigjet e udhëtimit ajror në një hapësirë mund të ndikojnë se cilat mikrobe janë të pranishëm aty, shpjeguan autorët.

“Për shumicën e ndërtesave, mënyra më e lehtë për të furnizuar ajrin është hapja e një dritareje”, shkruajtën ata. Por studiuesit paralajmëruan që temperatura në natyrë duhet të merret në konsideratë për të shmangur ekspozimin e njerëzve në ekstremitete, dhe për të parandaluar përhapjen e viruseve midis vendbanimeve, shkruan Newsweek.

Hulumtimet e kaluara gjithashtu tregojnë se drita është e dobishme për kontrollimin e përhapjes së disa sëmundjeve infektive.

Studimet e mikrokozmosit, ku një mjedis i kontrolluar është krijuar për të imituar një ekosistem si shtëpinë ose zyrën, sugjerojnë që drita e ditës ndikon në bashkësitë e baktereve të pranishme në një hapësirë.

Drita e dukshme dhe rrezet UV të diellit mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e mikrobeve, me një studim mbi virusin e gripit, të cituar nga ekipi, i cili tregon se rrezet e diellit të simuluara shkurtojnë rezistencën e tij, nga rreth 31 minuta në errësirë, në dy minuta në dritë.

Njerëzit duhet të përpiqen të hapin griplat dhe dritaret për të lejuar “dritë të bollshme të ditës dhe diellin”, sugjeruan shkencëtarët.

Lagështia e një ndërtese, tha ekipi, gjithashtu mund të ndikojë në përhapjen e infeksioneve si COVID-19. Të dhënat e kufizuara të disponueshme në SARS-CoV-2 tregojnë se virusi është aktiv më gjatë në sipërfaqet plastike me një lagështi relative prej 40 përqind, me një rezistencë mesatare prej 15,9 orë, dhe më të shkurtër në formën aerosol me një rezistencë mesatare prej 2.74 orësh me një lagështi relative prej 65 përqind.

Related Articles

Back to top button