Lajme

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 489 raste

Në 1934 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të martën janë regjistruar tetë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 489 raste të reja pozitive nga testimi i 4082 mostrave.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, rastet e vdekjes janë nga Gjilani (78, 74 vjeç), Fushë-Kosova (74 vjeç), Gjakova (77 vjeç), Kamenica (61 vjeç), Mitrovica 1 rast (77 vjeç), Rahoveci (73 vjeç) dhe Suhareka (65 vjeç).

Numri total i rasteve ka shkuar në 94 mijë e 656.

Janë edhe 14 mijë e 20 raste aktive.

Related Articles

Back to top button