Lajme

Thaçi – qytetarëve: Gabime politike në paqe mund t’kem bërë, por krime lufte kurrë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një videoje u është adresuar qytetarëve pas aktakuzës së ngritur ndaj tij dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

“Ju drejtohem sot nga kjo zyrë, kam nderin për detyrën si president i Kosovës. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër, është i njëjtë me ata që më kanë dashur që me kanë përkrahur. Në këto çaste edhe me gjakun e atyre që më kanë paragjykuar, e gjykuar. Ndihem si asnjëherë më parë krejt i çliruar nga brengat e ballafaqimet politike, ato ndonjëherë kanë mjegulluar. Politika i ka dhe këto, është krejt e natyrshme që në këto momente jo të lehtë për mua.

Kam kujtuar momente historike e krejt personale, kam mendu për prindërit, gjyshërit, familjet e djalin tim. Ai që sot është bërë burrë e mund të shoh në sy pa mu dridh qerpiku se gjoja lidhur me nisjen e një procesi për krime lufte.

Ky është çmimi për liri për Kosovën. E drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim për krime, prej kujto që ka ndodhë e kurdo

Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë, njësoj do të bëja njësoj edhe po të kthehesha pas në luftë”, thotë ndër të tjera Thaçi.

Kjo është videoja e plotë:

Related Articles

Back to top button