Shëndetësi

Vaksinimi kundër fruthit nuk bën të mungojë për shkak të coronavirusit: Rrezikohen më shumë se 117 milionë fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson që 24 shtete tashmë kanë ndërprerë fushatën për vaksinimin kundër fruthit në mënyrë që të pengojnë përhapjen e mëtejshme të sëmundjes Covid-19, ndërsa pritet që edhe 13 shtete deri nga fundi i vitit ta bëjnë këtë gjë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot që më shumë se 117 milionë fëmijë mund të humbasin vaksinën kundër fruthit, pasi që shtetet ndërpresin imunizimin dhe shërbimin tjetër të rregullt mjekësor për shkak të luftës kundër epidemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Duke paralajmëruar se miliona fëmijë në 37 vende mund të humbasin jetën, deklarata risjell në vëmendje udhëzimet e reja të OBSH për të ndihmuar vendet të vijojnë me shërbimet e imunizimit gjatë pandemisë.

“Për shkak të përhapjes së coronavirusit ndoshta do të detyrohemi të bëjnë zgjedhjen e vështirë dhe të pezullojmë vaksinimin, prandaj ftoj liderët shëndetësorë që të shtojnë përpjekjet në mënyrë që popullatës më të rrezikuar sa më parë t’i bëhet i mundshëm vaksinimi kundër fruthit. Bëjeni këtë”, theksohet në kumtesën e sotme të OBSH-së.

Në OBSH dhe partnerët e saj thonë që përkrahin pauzën e vaksinimit kundër fruthit për shkak të distancës së domosdoshme sociale, si edhe presionit të madh në punëtorët shëndetësorë, mirëpo theksojnë që kjo nuk do të thotë që fëmijët duhet “në mënyrë të vazhdueshme të humbin vaksinën”

Related Articles

Back to top button