Lajme

Vdekja tragjike e 26-vjeçarit te Qendra e Studentëve, Kurti kërkon sa më parë zbardhjen e rastit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të qytetarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, thekson kryeministri në detyrë, Kurti.

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së këtij të riu 26-vjeçar. 

Related Articles

Back to top button