Lajme

Vdes arkitekti nga Shtimja, ishte i prekur nga COVID-19

Shoqata e Arkitektëve të Kosovës ka njoftuar se si pasojë e virusit COVID-19 ka vdekur arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti, në moshën 53-vjeçare.

Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja, dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona.Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, IK

Related Articles

Back to top button