Lajme

Vdes edhe një person nga COVIDI-19, në Kosovë

Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimin me pandeminë globale Covid-19, sot ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe gjithashtu edhe nga familja, se ka ndërruar jetë Isuf Murati, i lindur në vitin 1957, me vendbanim në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes, duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie”, ka thënë kryetari Haziri, në adresimin e tij për publikun.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u apelon qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që në asnjë moment të mos e neglizhojnë këtë virus, sepse ai me vete po merr jetë njerëzish.

“Apeloj te të gjithë qytetarët t’i respektojnë masa

Related Articles

Back to top button