Lajme

Vdes zyrtari komunal i Shtimes nga virusi Covid-19 në moshën 34 vjeçare

Një zyrtar komunal i Shtimes sot ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare.

Komuna e Shtimes ku ai punoi për disa vite ka shkruar një mesazh ngushëllues për familjen dhe miqtë e tij, njofton Klan Kosova.

“Me dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot. Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes. I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës. I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!I lehtë i qoftë dheu!”.

Related Articles

Back to top button