Showbiz

Vlera sentimentale, Kanye West blen shtëpinë ku është rritur

Kanye West e ka blerë shtëpinë e tij të fëmijërisë në lagjen South Shore të Chicagos, vetëm disa ditë pasi revista Forbes njoftoi se ai është bërë miliarder (me pasuri prej 1.26 miliard dollarë).

Reporteri i patundshmërive, Dennis Rodkin, ka thënë për WGN9 se reperi ka paguar rreth 225.000 dollarë (207.660) euro për blerjen e pronës dhe do t’i nevojiten rreth 60.000 dollarë (55.380 euro) të tjera për ta rinovuar.

Prona në të kaluarën ishte blerë nga një organizatë bamirëse e lidhur me West, por 43-vjeçari i ka shkëputur lidhjet me të që nga mosmarrëveshjet me shokun e fëmijërisë, reperin Rhymefest.

Shtëpia e fëmijërisë së Kanye West (Foto: Instagram/kanyewest)

Organizata bamirëse, ‘Donda’s House’, e emëruar sipas nënës së tij të ndjerë (e cila vdiq në nëntor 2007, si pasojë e komplikimeve nga një procedurë kozmetike) e kishte blerë shtëpinë në vitin 2016 me planin për ta shndërruar në një ambient arti për të rinjtë e rrezikuar.

Por, që nga prishja e raporteve të dy reperëve, këto plane nuk u realizuan, ndërsa Rhymefest kishte mbetur si një lloj drejtori artistik i shtëpisë.

Nëna e West, e cila ka qenë profesoreshë e Gjuhës Angleze në Universitetin Shtetëror të Chicagos, e kishte riblerë shtëpinë në vitet e tetëdhjeta, ndërsa e kishte shitur sërish në vitin 2004.

Related Articles

Back to top button