Sport

“Willian e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona, jo te Arsenali” – Keown dyshon që The Gunners mund të transferojnë yllin e Chelseat

Martin Keown ka thënë se Arsenali do të ketë shumë të vështirë transferimin e Willianit, pasi ai e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona.

Braziliani do të jetë jashtë kontrate më 1 korrik dhe Chelsea thuhet se ka pranuar që të lejojë atë të largohet, duke refuzuar t’i vazhdojë kontratën më shumë se një vit, derisa lojtari kërkon dy e më shumë.

Ish-lojtari i Arsenalit është pesimist se një gjë e tillë do të ndodhë në verën e këtij viti.

“Nuk e shoh atë duke kaluar te Arsenali. Mendoj se ai do të shkojë te Real Madridi ose Barcelona”, ka thënë Keown.

“Willian është një lojtar shumë i talentuar. Chelsea do të dobësohet me largimin e tij, por Frank Lampard e si se çfarë po bën”.Lexo po ashtu

“Unë e di se Lampard dëshiron të mbajë atë, mirëpo është normale të kenë mosmarrëveshje për kontratën, por mendoj se koha e tij në Stamford Bridge ka përfunduar”, ka shtuar më tej ai.

Arsenali është duke tentuar që të afrojë atë në afatin kalimtar në Emiates, mirëpo braziliani nuk dëshiron më të luajë në Ligën Premier

Related Articles

Back to top button