LajmeNational Economy

Zbritja e çmimit për patentë shofer, LVV: Duam shërbim më të mirë, e çmim më të lirë për qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje thotë se është përgjysmuar çmimi nga 20 euro në 10 euro për paraqitjen e patentë shoferit që ishte ngritur nga ish-ministri Pal Lekaj.

Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se janë të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta.

“Përgjysmohet çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferë nga 20 euro në 10 euro.

Ngritjen e çmimit e kishte bërë ish ministri Pal Lekaj në emër të investimit në teknologji dhe përmirësim të shërbimeve.

Nuk pati diçka të tillë përveçse shtrenjtim për qytetarët. Ne jemi të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta e të përballueshme për qytetarët tanë”, thuhet në postimin e VV-së.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar sot se ka zbritur çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer, shkruan IndeksKosova.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

Related Articles

Back to top button