Lajme

Zëdhënësi i PDK-së, që dikur e quante Kadri Veselin analfabet, sot ka disa fjalë edhe për VV, LDK dhe AAK

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se udhëheqësve të VV, LDK e AAK ngadalë po ju bien maskat, ndërsa të njëjtir siç ka thënë Bytyçi e kanë mbajtur Kosovën peng qe 6 vjet.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facrbook se Albin Kurti, Isa Mustafa e Ramudh Harafinaj kanë ngritur kauza të paqena për interesa pushteti.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Ngadalë, po ju bien maskat!

Pretendimet e mëdha të Albinit, Ramushit dhe Isës që mbajtën Kosovën qe 6 vjet mbrapa në procese të rëndësishme, po na dalin që ishin të gjitha mashtrime, të pavërteta dhe manipulime.

Demarkacioni: Ramushi edhe Albini u bënë kryeministra, por as edhe një herë nuk ofruan edhe një dëshmi të vogël, apo ndonjë dokument kredibil për pretendimet e tyre. Në fakt, Ramushi e kaloi marrëveshjen e njëjtë, ndërsa Albini as që e trajtoi si temë. Asnjëri në pozitat më të larta të shtetit, nuk e sollën as edhe një dëshmi që Kosova kishte humbur tokë, qoftë edhe një centimetër. Por, ne e humbëm trenin e fundit për liberalizimin e vizave

Reciprociteti dhe taksa: Të gjitha partitë përfituan në aspektin elektoral nga propozimi i Taksës që erdhi nga PDK-ja, e pastaj VV dhe LDK, nga reciprociteti që ne prapë ishim ata që e propozuam me një dokument të detajuar. Duke qenë këta vetëm kopjues të dobët të këtyre dy propozimeve tona pozitive për vendin, as nuk ditën ta mbajnë taksën si duhet, e as nuk e vendosen reciprocitetin siç premtuan. Për më keq, me Amerikën i dëmtuan marrëdhëniet deri në atë masë sa që rrezikuan sigurinë tonë nacionale.

Ndarja e Kosovës- Nuk la parti e medium pa e thënë këtë gënjeshtër. Por, disi kishin problem që të gjejnë një argument për ndarjen. Në fakt, kjo ka qenë gënjeshtra më e madhe, më e ulët dhe më e dëmshmja nga ato të lartë cekurat. Kur i pyetën në Kuvend, për t’i vërtetuar pretendimet, nuk sollën asgjë tjetër përpos thashethemeve se “dikush i ka thënë dikujt”, se ata “e njohin personin që ai e ka njoftë atë personin tjetër”. Kjo gënjeshtër u rrit aq shumë sa që ShBA-ja për herë të parë, reaguan publikisht për këtë temë, duke përgënjeshtruar çdo pretendim.

Të gjithë të tjerët, mashtruan me taksën dhe reciprocitetin. As nuk ditën ta mbajnë taksën, e as nuk ditën ta bëjnë reciprocitetin!.

Related Articles

Back to top button