Sport

Zyrtare: Italia ‘çlirohet’ me 4 maj, ekipet do t’i rikthehen stërvitjeve

Me 4 maj, Italia dalëngadalë do të tentojë t’i rikthehet realitetit.

E mbyllur që në javën e parë të marsit, Italia do të kalojë në fazën e dytë të përgjigjes së pandemisë koronavirus nga 4 maji, kështu që lojtarët mund të stërviten fillimisht individualisht, ndërsa në grupe nga 18 maj, ndërsa Serie A pritet të rinisë me 2 qershor.

Testi i parë pozitiv me COVID-19 në Itali u zbulua me 20 shkurt dhe që nga atëherë, 26,644 persona kanë vdekur, mbi 100 mijë janë infektuar.

Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve ka rënë në 260, më e vogla që nga 14 marsi, ndërsa kulmi ishte me 27 mars kur për 24 orë ndërruan jetë 919 persona.

Izolimi total i Italisë që nga fillimi i marsit duke se ka dhënë efekt dhe tani me 4 maj do të nisin dalëngadalë të rihapin vendin dhe po ashtu së shpejti pritet t’i shohim në fushë edhe futbollistët, lajmi eshte dhene nga Kryeministri, Giuseppe Conte.

Ai ndër të tjera tha se ‘Italia po hyn në fazën e dytë të COVID-19 dhe njerëzit duhet të mësohen që të jetojnë me virusin’, që parashihet të jetë prezent edhe për një kohë.

Kërkesa e tij është që qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë distancën edhe pas 4 maj dhe për këtë fillimisht në ditët e para edhe ekipeve i është kërkuar stërvitje e veçuar dhe pas 2 javës në grupe

Related Articles

Back to top button